E-Diaspora
Ambasada e Kosovës: Pritje festive për të shënuar 8-vjetorin e pavarësisë
Ambasada e Kosovës në Zvicër organizon pritje festive në Muri të Bernës për të shënuar 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Manifestimi i sivjetshëm bëhet në bashkorganizim me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, Naser Mustafi, tha për albinfo.ch se janë të ftuar mbi 250 mysafirë.
„Miq dhe mbështetës të fuqishëm të Republikës së Kosovës, përfaqësues të shtetit zviceran, përfaqësues të përfaqësive të huaja diplomatike në Zvicër, veprimtarë, intelektualë dhe afaristë që kanë kontribuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës“, tha Naser Mustafi.
E veçanta, sipas tij, e manifestimit për të shënuar 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës është se i gjithë organizimi bëhet me mbështetjen e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare.
„Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të cilët duan të japin kontributin e tyre në datën më të rëndësishme të shtetit të Kosovës, dhe jo vetëm kaq, zotohet se do të përkrahë çdo nismë të mirë, e cila shkon në interes të vendit tonë“, thotë mes tjerash kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafi, duke njoftuar se këtë herë do të promovohen edhe produkte nga Kosova.
Manifestimi mbahet nga ora 18, më 17 shkurt 2016, në Muri, Bernë
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Shkurt 2016
- Ora18:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit28 Korrik 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot












