Lajme
Ambasada e SHBA-së në Bernë planifikon punime, banorët e lagjes shprehin shqetësim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bernë pritet t’i nënshtrohet një procesi të gjerë rinovimi duke nisur nga viti 2026. Sipas një njoftimi drejtuar banorëve të zonës dhe raportuar nga Blick, planifikohet ndërtimi i një pavijoni të ri hyrës, zëvendësimi i ndriçimit të jashtëm, modernizimi i pajisjeve të sigurisë dhe përforcimi i gardhit rrethues në adresën Sulgeneckstrasse 19, transmeton albinfo.ch.
Projekti i ndërtimit, që pritet të zgjasë rreth 21 muaj, ka ngjallur reagime në lagjen e qetë dhe të gjelbër Monbijou, ku disa banorë kanë paralajmëruar se do të përdorin të drejtën e tyre për të paraqitur kundërshtime. Për banorët, shqetësimet lidhen sidomos me ndikimin vizual të gardhit të ri dhe me pasojat që mund të ketë ndërtimi në cilësinë e jetës.
“Në këtë zonë mbizotëron qetësia, dhe shumë prej nesh punojmë në ambiente që kërkojnë fokus e rehati,” tha një terapiste e zonës për Blick, duke shprehur shqetësimin për zhurmën e mundshme gjatë punimeve, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, gardhi që rrethon ambasadën është i mbuluar me bimësi dhe përzihet në mënyrë harmonike me ambientin përreth. Ndërkohë, Ambasada nuk ka bërë të ditur nëse gardhi i ri do të jetë më i lartë apo me përmasa të shtuara, gjë që ka shtuar pasigurinë mes banorëve.
Qyteti i Bernës ka konfirmuar se Ambasada e SHBA-së ka dorëzuar kërkesën përkatëse për leje më 6 shkurt 2025. Procesi mbetet ende i hapur dhe nën shqyrtim, ndërkohë që Departamenti Federal i Punëve të Jashtme thekson se të gjitha misionet diplomatike janë të detyruara të respektojnë rregulloret kantonale dhe komunale në fuqi.
Planifikimi i detajuar për projektin pritet të përfundojë brenda vitit, ndërsa fillimi i punimeve është planifikuar për në fillim të vitit 2026, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41









