Lajme
Ambasada e SHBA-së paralajmëron amerikanët në Rusi për sulme të mundshme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rusi paralajmëroi amerikanët të dielën që të përgatisnin plane evakuimi, duke përmendur si arsye rrezikun e sulmeve të mundshme në Moskë dhe përgjatë kufirit rus me Ukrainën. Paralajmërimi shkaktoi reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.
“Ka pasur kërcënime për sulme kundër qendrave tregtare, stacioneve hekurudhore dhe metrosë, si edhe vendeve të tjera të grumbullimit publik në zonat kryesore urbane, përfshirë Moskën dhe Shën Petersburgun, si dhe në zonat e tensionuara përgjatë kufirit rus me Ukrainën”, tha ambasada.
“Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë,” tha ambasada. “Përgatisni plane evakuimi që nuk mbështeten tek ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.”
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, shtroi pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara ia kishin përcjellë Rusisë informacionin për sulme të mundshme.
“Dhe nëse jo, si mund t’i kuptojmë të gjitha këto?” tha zonja Zakharova./VOA
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













