Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Edicioni i 24-t i Festës Tradicionale në Kopsht – “Udhëtim Kulinar dhe Muzikor përmes Vendeve Anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës”
Dje, në një ambient piktoresk të Villa Flora, u zhvillua edicioni i 24-t i Festës Tradicionale në Kopsht “Udhëtim Kulinar dhe Muzikor përmes Vendeve Anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës”, përcjell albinfo.at.
Edhe këtë vit Shqipëria u përfaqësua me dinjitet nga ambasada jonë në Vjenë, përmes një prezantimi të kuruar me shije dhe elegancë. Të ftuarit patën mundësinë të shijonin ushqimin tradicional shqiptar, përfshirë Flinë specialitetin tipik të Shqipërisë së veriut, e regjistruar së fundmi si Specialitet Tradicional i Garantuar (STG) në Bashkimin Europian.
Menyja shqiptare përfshinte gjithashtu një përzgjedhje të pasur gatimesh si byrekë me mish, djathë dhe spinaq, si dhe ëmbëlsira tradicionale të njohura si trileçe, bakllava dhe kadaif, të cilat u mirëpritën me shumë interes dhe vlerësim nga publiku ndërkombëtar.
Këtë vit, ambasada aktivizoi në mënyrë të veçantë bizneset shqiptare që operojnë në Austri, duke forcuar partneritetin me diasporën ekonomike dhe promovuar iniciativat e tyre cilësore. Një kontribut i veçantë erdhi nga bizneset “Late” dhe “Haxhi”, të cilat mbështetën prezantimin gastronomik me produkte dhe shërbim të nivelit të lartë.
Po ashtu Shqipëria u përfaqësua denjësisht edhe në pjesën artistike të aktivitetit. Z. Xhelal Memeti (i njohur si Xhim Presheva) solli atmosferë të veçantë me interpretimet e tij në kitarë, duke kënduar pjesë të përzgjedhura nga repertori i muzikës qytetare popullore shqiptare, që u duartrokitën me ngrohtësi nga të pranishmit.
Pjesëmarrja e këtij viti shënoi një kombinim të suksesshëm të kulturës, gastronomisë, muzikës dhe diplomacisë ekonomike, duke e kthyer stendën shqiptare në një nga më të vizituarat dhe më të vlerësuarat e këtij edicioni.
https://www.facebook.com/share/p/19Yu8UyXLi/?mibextid=wwXIfr
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane Java e ardhshme do të jetë me stuhi. Erëra të forta po fryjnë mbi Zvicër. Qeveria... -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
















