Kosova
Ambasada e Zvicrës inkurajon edhe viktimat e tjera të kërkojnë drejtësi
Me mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e mbijetuara e dhunës seksuale, Shyhrete Tahiri – Sylejmani, të hënën dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës
Ajo foli publikisht para mediave, deri sa kërkoi drejtësi për të dhe të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka mbështetur Shyhretën dhe ka vlerësuar guximin e saj të jashtëzakonshëm që ka folur publikisht.
“Zonja Shyrete Tahiri Sylimani, një nga viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka pasur guxim të jashtëzakonshëm të dalë dhe të flasë publikisht për çështjen e saj. Ka shumë që nuk guxojnë të dalin përpara dhe të flasin për këtë për shkak të stigmës që vazhdon të mbizotërojë ndaj viktimave të dhunës seksuale në konflikt”, shkruan Ambasada Zvicerane, përcjell Klan Kosova.
Tutje thuhet se një shoqëri dhe mbështetje më e durueshme e familjeve është thelbësore për t’u dhënë mundësi atyre personave që të paraqiten me tregimet e tyre, të ndajnë barrën që mbajnë për 20 vjet dhe të njihen si viktima, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/SwissEmbassyPristina/posts/2734248409926925
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














