Lajme
Ambasada e Zvicrës në Kosovë: nga 3 korriku aplikim për viza “online”
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar sërish qytetarët rreth procedurave të reja për aplikim për vizë për qytetarët e Kosovës
Nga 3 korriku i këtij viti, Ambasada e Zvicrës në Kosovë, do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen. Përmes këtij njoftimi, ambasada tregon procedurat se si duhet të aplikohet online për vizë Shengen, duke i njoftuar sërish kosovarët, se tani qasja për aplikimin e vizave ka ndryshuar.
“Nga 3 korriku 2017 Ambasada e Zvicrës do të prezantojë një aplikacion online dhe një portal për rezervim të terminit për viza Shengen. Aplikantët të cilët kanë për qëllim të aplikojnë për vizë Shengen për të udhëtuar në Zvicër, Francë, Austri apo shtetet e Beneluksit do të kenë qasje në faqen e internetit www.swiss-visa.ch . Për shkak të futjes së menjëhershme të sistemit të ri, rezervimi i drejtpërdrejtë i terminëve për viza pranë Ambasadës do të jetë i mundur vetëm deri më 28 qershor 2017”,thuhet në njoftim.
Ndryshe, deri më tani, qytetarët kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në radhë para selisë së Ambasadës zvicerane, për të bërë fillimisht termin e më pas edhe për të aplikuar për viza. Tani procedurat thjeshtohen, dhe aplikohet pothuajse e njëjta [praktikë, sikurse në ambasadat tjera të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










