Kosova
Ambasada gjermane flet për liberalizimin e vizave
Ambasada Gjermane thotë që luftimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar janë kriteret e mbetura për liberalizim
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka vlerësuar se Raporti i Progresit për Kosovën, flet për hapat që Kosova duhet të marr me qëllim që të integrohet në BE.
Zyrtarë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë në një përgjigje dhënë “Zërit” duke folur për Raportin e Progresit për Kosovën, ka vlerësuar që ky raport flet për hapat që Kosova duhet të marr me qëllim që të integrohet në BE, duke theksuar veçanërisht sektorin e arsimit dhe të drejtësisë, përcjell albinfo.ch.
“Raporti i Kosovës i Komisionit Evropian merr në konsideratë, në mënyrë të plotë dhe me kompetencë, përparimin e Kosovës në një numër fushash që janë relevante për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Qeveria dhe parlamenti i Kosovës tani duhet të marrin një vështrim të afërt në gjetjet e Komisionit dhe të adresojnë problemet e identifikuara. Adresimi i tyre është vendimtar për Kosovën që të avancojë më tej në rrugën e saj drejt BE-së. Para së gjithash, është në interes të të gjithë qytetarëve kosovarë që shteti i tyre të përmirësojë performancën e tij, për shembull në sektorin e arsimit dhe të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade.
Ndërsa për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Ambasada Gjermane thotë që luftimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar janë kriteret e mbetura për liberalizim.
“Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në procesin e liberalizimit të vizave, duke plotësuar 94 nga 95 kritere. Regjistrimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin tani janë kriteri i vetëm i mbetur. Ne shpresojmë që institucionet e Kosovës po punojnë shumë për të përmirësuar këtë histori, në mënyrë që Komisioni Evropian së shpejti të mund të përmbushë këtë kriter të fundit si të përmbushur”, thekson kjo ambasadë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve











