Kosova
Ambasada gjermane në Kosovë lëshoi viza më shumë se ambasadat tjera gjermane në botë
Nga janari i vitit të ardhshëm, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë vendi i fundit në Ballkan që nuk do të vuajë më regjimin me viza.
Por pavarësisht kësaj, numri i atyre që dëshirojnë të pajisen me vizë turistike, pune e familjare, vazhdon të jetë i lartë.
Madje, sipas një përgjigjeje elektronike të Ambasadës gjermane në Prishtinë, dhënë për RTK-në, vetëm në vitin 2022 kjo ambasadë ka lëshuar në përgjithësi 73,686 viza.
“Në vitin 2022, Ambasada gjermane i ka lëshuar 48,937 viza Shengen për nënshtetas të Kosovës, të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Gjermani përkohësisht me qëllim të turizmit, afarizmit etj, dhe 17.479 viza nacionale, ndër to 9.309 viza pune (përfshirë viza për shkencëtarë, trajnime profesionale, praktika, punë vullnetare). Ndërkohë, janë lëshuar edhe 7,270 viza me qëllim të bashkimit familjar për nënshtetas kosovarë të të gjitha moshave”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, transmeton albinfo.ch.
Se kosovarët kanë përbërë numrin më të madh në botë të atyre që kanë kërkuar ta kenë një vizë nga ky shtet, e tregon edhe kjo përgjigje.
“Në po të njëjtin vit, Ambasada gjermane në Prishtinë ka qenë një nga ambasadat gjermane në mbarë botën e cila ka lëshuar më së shumti viza”.
Qytetarët vazhdojnë të aplikojnë për një vizë në këtë vend.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025













