Kosova
Ambasada gjermane: Zgjidhja duhet të jetë brenda afatit dhe me dakordësi
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i bënë thirrje deputetëve që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin që përmes votimit të hapur ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Ambasada e Gjermanisë pret që konstituimi i Kyvendit të bëhet brenda afateve të përcaktuara dhe u bënë thirrje përfaqësuesve politik të veprojnë drejtë një kompromisi.
‘’Ne e mirëpresim vendimin procedural të Gjykatës Kushtetuese. Është e domosdoshme që të gjitha partitë politike dhe palët e interesuara ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, në mënyrë që qytetarët e Kosovës më në fund të kenë parlamentin për të cilin votuan më shumë se gjysmë viti më parë. Ne presim një zgjidhje të zbatushme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve politik të veprojnë drejt një kompromisi”, tha Ambasada e Gjeramnisë.
Ambasada e Gjermanisë ka kërkuar nga përfaqësuesit politik që të mos bëjnë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe t’i ndalin sulmet ndaj gjyqtarëve të saj.
“Si një institucion kyç demokratik në një vend të pavarur, është jetike që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të jetë në gjendje të kryejë në mënyrë të pavarur mandatin e saj. Sulmet personale kundër gjyqtarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin dhe pavarësinë e Gjykatës. Akuzat kundër gjyqtarëve të emëruar në mënyrë demokratike duhet të paraqiten në një mënyrë të qartë dhe të rregullt në përputhje me procedurat e duhura ligjore. Ne e mbështesim plotësisht Gjykatën Kushtetuese dhe i shohim me shqetësim akuzat e motivuara politikisht që pengojnë funksionimin e saj efektiv, veçanërisht në një kohë kur Parlamenti ende nuk ka arritur të përmbushë detyrat e tij të përfaqësimit të qytetarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











