Lajme
Ambasadorët shqiptarë: Kosova ka nevojë për opozitë të fuqishme
Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë ka uruar popullin e Kosovës për procesin e qetë dhe demokratik të zgjedhjeve të 14-shkurtit. Ai ka thënë se pas rezultatit të zgjedhjeve, vendi ka nevojë për një opozitë të fortë dhe konstruktive, derisa shton se fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, do të jenë bartëse dhe frymëzuese të interesave të votuesve.
Përmes një komunikate, Këshilli shkruan se zgjedhjet kanë dëshmuar se proceset demokratike në Kosovë po përparojnë dhe populli kosovar votoi në mënyrë të qetë.
“Lëvizja për Vetëvendosje (LVV), si fituese e këtyre zgjedhjeve, po përballet me sfidën për të ndërtuar një konsensus të ri në Kosovë, si një shtet funksional i mbështetur në proceset demokratike. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin se të gjitha palët që do të shkojnë në opozitë, do të bëjnë një analizë të shëndetshme të rezultatit dhe do të mësojnë nga mësimet e nevojshme udhëzuese”, thuhet tutje.
Këshilli i Ambasadorëve tutje shkruan se qeveria e re duhet të investojë në rrugën euroatlantike, të një shteti të zhvilluar, ku drejtësia sociale dhe sundimi i ligjit do të jenë parësore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










