Ambasadori amerikan i kërkon Zvicrës sanksione për Iranin
"Perpjekjet që me joshje ekonomike Irani të shmanget nga provat bërthamore, kanë dështuar. Pas "kulaçit" tash është radha e kërbaçit"
Zvicra do të duhej të merrte masa më të ashpra, përfshirë edhe sanksione, ndaj Iranit. Kështu mendon ambasadori i SHBA-së në Zvicër Donald Beyer. Ai, në një intervistë dhënë gazetës “Basler Zeitung” ka kërkuar që Zvicra t`i bashkohet sanksioneve që ka vendosur ndaj Iranit Bashkimi Evropian.
Sipas tij, përpjekjet që me joshje ekonomike Irani të shmanget nga provat bërthamore, kanë dështuar. Prandaj, pas “kulaçit” tash është radha e kërbaçit, ka thënë ai.
Ambasadori më tutje ka thënë se përveç Zvicrës, të gjitha shtetet e Evropës mbështesin sanksionet e vendosura nga BE ndaj Iranit . Ndërkohë, Zvicra mbështet vetëm sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, që janë më të buta se ato të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











