Kosova
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026
Në zemër të Davosit në Zvicër, aty ku çdo vit mblidhen liderët globalë për të diskutuar sfidat dhe të ardhmen e botës, Shtëpia e Kosovës do të shfaqet sërish si një platformë unike për të prezantuar potencialin ekonomik, kulturor dhe diplomatik të vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar përgatitjen shtëpinë zyrtare “House of Kosova” në Davos, e cila, njësoj si vitin e kaluar, do të shërbejë si hapësirë ku vizitorët do të kenë mundësi ta përjetojnë vendin tonë në të gjitha dimensionet e tij: njerëzit, potencialin ekonomik, artin dhe trashëgiminë kulturore, si dhe gastronominë e pasur, shkruan albinfo.ch.
Gjatë datave 21–23 janar 2026, House of Kosova do të jetë mikpritëse e paneleve dhe diskutimeve të tipit fireside chat mbi tema kyçe si energjia, inteligjenca artificiale, digjitalizimi, gjeopolitika dhe ndikimi i tyre ekonomik, së bashku me mundësitë që këto fusha ofrojnë për Kosovën dhe rajonin.
Në mbrëmje, kjo hapësirë do të shndërrohet në një vendtakim dinamik me muzikë tradicionale e bashkëkohore, performanca artistike dhe prezantime kulturore, gjithmonë të shoqëruara me ushqim dhe pije të përzgjedhura.
Bizneset kosovare do të kenë një prezencë të fuqishme, duke dëshmuar pse Kosova po shfaqet si një nga pikat më të gjalla të rajonit për investime, inovacion dhe bashkëpunim falë potencialit të lartë të nearshoring-ut, talentit të kualifikuar inxhinierik dhe një mjedisi tejet konkurrues.
Shtëpia e Kosovës mund ta gjeni ne adresën Grüenistrasse 18 në Davos.
Shtëpia e Kosovës vitin e kaluar:
E-Diaspora
-
Vepra e dr. Salih Krasniqit, një akuzë e fortë për krimet e luftës mbi shqiptarët Të hënën, në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, është mbajtur një aktivitet... -
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime -
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane -
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂
Jeta në Zvicër
-
Orari i majit 2026: Konsullata e Kosovës në Cyrih shpall ditët kur nuk do të ofrojë shërbime Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Rritet interesi për makinat elektrike -
Gjenevë: Më shumë tramvaje dhe autobusë për verën -
Nismë e re në Zvicër: taksë për fluturimet, për të favorizuar trenat -
A paguajnë banorët e Zvicrës më shumë apo më pak taksa se fqinjët?













