Kosova
Begaj siguron se Shqipëria është mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën
“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme”, deklaroi Presidenti nga Prishtina, duke përcjellë urimet për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë këtë të premte në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, ku vlerësoi sakrificën e luftëtarëve të lirisë, rolin e aleatëve perëndimorë dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e tij, Begaj e cilësoi 12 Qershorin si një datë të gdhendur në memorien historike të kombit shqiptar, duke theksuar se liria e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së mijëra burrave e grave, luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndërhyrjes së NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve perëndimorë.
Presidenti nderoi figurat historike të Kosovës, mes tyre Ibrahim Rugova, Adem Jashari dhe Adem Demaçi, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe shtetformimit të Kosovës.
Gjatë fjalimit ai foli edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Begaj deklaroi se ata po përballen me një “padrejtësi të madhe historike”, ndërsa theksoi se “asnjë gjykatë dhe asnjë tentativë për të rishkruar historinë nuk mund ta tjetërsojë të vërtetën e madhe se UÇK-ja nuk ishte agresori, por mburoja e një populli që po shfarosej”.
Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Presidenti u shpreh se Shqipëria dhe Kosova janë “dy shtete të të njëjtit komb”, ndërsa theksoi se Tirana do të vijojë të mbështesë pa kushte integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe Bashkimi Europian.
Begaj tha se në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, Kosova duhet të përshpejtojë ndërtimin e institucioneve të reja, forcimin e shtetit ligjor dhe zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare, duke nënvizuar se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj mbetet prioritet.
“Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme”, deklaroi Presidenti nga Prishtina, duke përcjellë urimet për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të luftës
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025













