Kulturë

Lebi Murtishi

Shkrimtar

Ngjarja kishte ndodhur më 3 nëntor  në prani të dashamirëve të librit, në mesin e tyre edhe ministri këshilltar  në Ambasadën e Kosovës, Mustafë Xhemajli, por nuk munguan  edhe miqtë zviceranë.

Për librat e promovuar folën  Idriz Mehmeti, Isuf Ismajli, Skender e Elida Buqpapaj, ndërsa  poezitë e autorit u lexuan nga poeti Fehmi Berisha.

Autori Murtishi ka përshëndetur të pranishmit dhe “kritikët e tij pas shpine” të cilët mendojnë se autori është  në ´´konflikt” me dashurinë, e që nuk ka munguar nga ai edhe një poezi pikërisht dedikuar bashkëshortes së tij.

Ky promovim librash të cilin e ka udhëhequr Saranda Ademi Gervalla u mbyll me një koktej rasti të përgatitur nga Shoqata e Krijuesve në Zvicër. Krejt në fund kryetari, Besnik Camaj,  u ka bere thirrje donatorëve që ta mbështesin ekzistencën e kësaj shoqate të krijuesve në Zvicër.

Saranda Ademi Gervalla

 

19.11.2013

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriLebi Murtishi
  • Prejardhja:Strugë-Maqedoni
  • Vendi ku vepron:Bern-Zvicër
  • Profesioni:Shkrimtar

  WHO’S WHO të tjera