Lajme
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026
E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në Belgjikë
Nga Soni Memo
ANTWERPEN – Komuniteti shqiptar në Belgjikë ka një arsye të veçantë për t’u ndier krenar. Leona Krasniqi, një vajzë e talentuar dhe ambicioze me origjinë shqiptare, është përzgjedhur si kandidate në garën prestigjioze Miss Belgium 2026, ku do të përfaqësojë qytetin e Antwerpenit me kodin MA29.
E njohur për karakterin e saj të fortë, edukatën dhe përkushtimin ndaj objektivave që i vendos vetes, Leona po e shfrytëzon këtë mundësi jo vetëm për të realizuar një ëndërr personale, por edhe për të përfaqësuar me dinjitet komunitetin shqiptar në Belgjikë.
Në një kohë kur të rinjtë shqiptarë po arrijnë suksese në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, profesionale dhe kulturore, pjesëmarrja e Leonës në Miss Belgium përbën një shembull frymëzues të integrimit, talentit dhe vetëbesimit.
“Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse për këtë mundësi. Për mua, Miss Belgium nuk është vetëm një konkurs bukurie, por edhe një platformë për të promovuar vlerat, kulturën dhe angazhimin e të rinjve në shoqëri. Mbështetja e komunitetit shqiptar do të thotë shumë për mua”, shprehet Leona Krasniqi.
Ndërkohë, familjarë, miq dhe bashkatdhetarë kanë nisur një fushatë sensibilizuese për ta mbështetur kandidaten shqiptare, duke ftuar të gjithë shqiptarët në Belgjikë dhe më gjerë që të votojnë për të.
“Leona përfaqëson më së miri energjinë, talentin dhe potencialin e vajzave tona. Ajo meriton mbështetjen e të gjithëve”, thonë të afërmit e saj.
Komuniteti shqiptar në Belgjikë ka dëshmuar vazhdimisht se di të bashkohet për të mbështetur sukseset e bashkatdhetarëve të vet. Këtë herë, vëmendja është përqendruar te Leona Krasniqi, e cila synon të bëjë një paraqitje dinjitoze në skenën kombëtare belge.
Si mund të votohet?
🔹 Online në platformën zyrtare të Miss Belgium.
🔹 Me SMS duke dërguar:
MA 29 në numrin 6665.
Çdo votë ka rëndësi dhe e afron Leonën një hap më pranë ëndrrës së saj për të fituar kurorën e Miss Belgium 2026.
Me mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe të gjithë atyre që besojnë në talentin dhe potencialin e saj, Leona Krasniqi shpreson të shkruajë një histori të bukur suksesi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët në Belgjikë.
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025











