Lajme
Ambasadori austriak: Në vitin 2016 kosovarët mund të lëvizin pa viza!
Duket se pengesat e kosovarëve për të lëvizur në vendet e BE-së, mund të marrin fund me vitin 2015. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe ambasadori në shkuarje i Austrisë, Johann Brieger
Ai gjatë një vizite lamtumirës në Pejë, është shprehur optimist se pranvera e vitit 2016 do t’i gjejë kosovarët të lëvizin të lirë dhe pa regjim vizash në zonën Schengen.
Në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, Brieger e ka falënderuar për bashkëpunim popullin e Kosovës, për të cilin ambasadori Austrisë ka sjellë shumë projekte në Kosovë, përfshirë lobimin e vazhdueshëm për ardhjen e investitorëve nga Austria, duke pasur parasysh se storiet e investimeve austriake në Kosovë janë të suksesshme.
Ambasadori Brieger ka falënderuar edhe komunitetin e asociacioneve sociale si dhe kulturore për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, duke kujtuar kosovarët që investimin më të madh duhet ta bëjnë në segmentin e arsimimit cilësor, sepse me arsimim cilësor përcaktohet edhe e ardhmja e ndritshme dhe premtuese e një vendi.
Ambasadori Johann Brieger misionin diplomatik në Kosovë e kishte filluar në janarin e vitit 2011.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës










