Kosova
Ambasadori britanik në Beograd: Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë
Ambasadori i sapoemëruar britanik në Beograd, Edward Ferguson, në një intervistë me “Kurir.rs”, media kjo tejet e afërt me pushtetin serb, ka thënë se “kur kuptohemi, krijojmë edhe mirëkuptim”, duke folur për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai, ndër tjera, shtoi se Serbia duhet ta kuptojë që “Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë”.
“Si negociator, mendoj se është e rëndësishme të vendosni veten në anën e palës tjetër. Për popullin e Kosovës, mendoj se është e rëndësishme që të pranojnë se Serbia ka disa shqetësime legjitime; për sigurinë e komunitetit serb dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për popullin e Serbisë, kjo do të thotë ta pranojë se Kosova është shtëpi e 1.7 milionë shqiptarëve që s’duan të jenë pjesë e Serbisë. Me të kuptuarin drejt të gjërave, vjen besimi dhe me mirëbesim, mund të arrihet kompromisi”, ka thënë Edward Ferguson.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti









