Kosova
Ambasadori britanik: Ne përkrahim të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë
Kosova të dielën (nesër) mban zgjedhjet parlamentare dhe do të vendosë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Britania nuk përkrah asnjë parti politike, por qytetarët dhe të drejtën e tyre për të votuar të lirë dhe pa kërcënime, përcjell albinfo.ch.
“Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës. Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime”, ka thënë ambasadori Abbott.
Ai ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje, pasi ka thënë se vota e secilit prej tyre ka rëndësi dhe e bën ndryshimin.
“Është lehtë të jesh skeptik dhe cinik. Të mendoni që vota juaj nuk ka rëndësi dhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në çdo demokraci, akti i votimit, i pjesëmarrjes, i zgjedhjes ose ndryshimit se kush do t’ ju udhëheq, ka rëndësi.
I inkurajoj të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë nesër, dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajo”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Telegrafi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër













