Kosova
Ambasadori britanik viziton veriun e Kosovës, fton qytetarët të dalin në votime
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Ai sot ka vizituar qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut, ku shkoi për të marrë një pasqyrë se si po shkonte dita e zgjedhjeve dhe gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, përcjell albinfo.ch.
“Është vërtet emocionuese të jesh këtu dhe të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën”. Ai shpreson në një pjesëmarrje vërtet të madhe të qytetarëve dhe që secili të ushtrojë të drejtën e votës dhe të zgjedhë se kush do ta qeverisë Kosovën.
Ai u bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Banka qendrore zvicerane mban normat e interesit ndërsa vë në dukje rrezikun ndaj valutës Banka qendrore e Zvicrës i la normat e interesit të pandryshuara në zero për qind të... -
Konsumi i energjisë në Zvicër u rrit pak në vitin 2025 -
Ankesë ligjore pas dështimit të iniciativës zvicerane për sigurinë ushqimore -
Rihapen më herët se sa ishte planifikuar pikat kufitare mes Gjenevës dhe Francës -
Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër













