Kosova
Ambasadori i Gjermanisë: Kontingjenti gjerman i shtuar në KFOR, përkushtim për paqe në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kontingjenti gjerman, i cili është shtuar në misionin paqeruajtës të NATO-s dëshmon përkushtimin e këtij vendi për paqe dhe siguri në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka shkruar se me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ai është bashkuar në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
”Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, u bashkova me kolegët në kujtimin e ushtarëve të NATO-s që humbën jetën gjatë dislokimit të tyre në Kosovë. Kontingjenti ynë i shtuar gjerman brenda KFOR-it në NATO nënvizon përkushtimin tonë për paqen dhe sigurinë në Kosovë”, shkroi diplomati gjerman.
Ndryshe, Gjermania ka njoftuar se nga prilli do ta rrisë prezencën e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë, vendim i cili u mor pas tensioneve që ndodhen në komunat veriore me shumicë serbe, në maj të vitit të kaluar.
Me këtë kontigjent, numri i trupave gjerman në KFOR arrin në rreth 200 ushtarë.
At the invitation of @VjosaOsmaniPRKS, I joined colleagues in remembering the @NATO soldiers who lost their lives during their deployment to Kosovo🇽🇰. Our increased 🇩🇪 contingent within @NATO_KFOR underlines our commitment to peace and security in Kosovo🇽🇰!
🇩🇪🤝🇽🇰 pic.twitter.com/dvy7L2eiI4— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 24, 2024
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













