Kosova
Ambasadori i Izraelit në Beograd: E njohëm Kosovën nën presionin amerikan
I pyetur nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin për njohjen e Kosovës, ambasadori izraelit në Beograd tha se nuk do të dëshironte të krijonte hapësirë për optimizëm për publikun serb.
Ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan tha në një televizion serb se Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës nën presionin amerikan.
Vilan tha se edhe Serbia praktikisht e ka njohur Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjes në Washington.
“Mos më keqkupto, kjo është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër. Vendimi i Izraelit për ta njohur pavarësinë e Kosovës u bë nën presionin amerikan, përndryshe mos të harrojmë se u bë brenda kornizës së marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës me Amerikën, jo me ne. Unë nuk po përpiqem të fshihem pas kësaj, ai vendim u mor nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e njohëm Kosovën. Dhe është kundër interesave tona në Serbi”, tha ai për TV B92.
I pyetur nëse Izraeli do ta rishikonte vendimin për njohjen e Kosovës, ambasadori izraelit në Beograd tha se nuk do të dëshironte të krijonte hapësirë për optimizëm për publikun serb.
“Unë nuk e shoh atë mundësi për momentin. Është arritur një marrëveshje, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem. Unë nuk e shoh se do të tërhiqet njohja e Kosovës për sa kohë që të dy palët e pranojnë atë në marrëveshje”, tha ai.
Me insistimin e gazetarit të TV Prva-s se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës me asnjë marrëveshje, ambasadori izraelit thotë se nuk e ka parë marrëveshjen.
“Pse do ta shihja atë dokument, nuk është marrëveshja ime, Serbia e nënshkroi atë dokument. Unë nuk pashë ndonjë mohim nga Serbia dhe Amerika. Serbia kurrë nuk e mohoi atë që e nënshkroi. Unë nuk pashë askënd në Serbi të thoshte se ata nuk nënshkruan marrëveshje, dokumenti ekziston me sa di unë”, tha ai.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, iu përgjigj këtyre deklaratave në emision.
Ai tha se deklarata e ambasadorit izraelit se Serbia “njohu” Kosovën është absolutisht e pasaktë dhe se bëhet fjalë për “një lloj vrazhdësie”.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











