Shkurt.ch
Ambasadori Malaj ngushëllon ambasadorin e Japonisë në Zvicër
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Naim Malaj, me rastin e fatkeqësisë së madhe që ka goditur Japoninë, i ka drejtuar një letër ngushëllimi z. Ichiro Komatsu, Ambasador i Japonisë në Zvicër.
Në letrën, përmbajtjen e të cilës Ambasada e Kosovës e përcjell përmes një komunikate për medie, z. Malaj shpreh dhembjen që edhe populli i Kosovës e ndan me gjithë njerëzimin, për kohën e rëndë nëpër të cilën po kalon Japonia.
Në letër, veç tjerash thuhet: “Me një tronditje dhe trishtim të madh jemi njoftuar me lajmin e hidhur për shkatërrimin e tmerrshëm nga tërmete dhe cunami që kanë goditur Japoninë duke shkaktuar një numër të madh të viktimave. Në këto rrethana tragjike, në emër të Ambasadës së Kosovës në Zvicër, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e jetëve të shumë qytetarëve japonezë, viktima të një katastrofe natyrore. Ju lus gjithashtu që t’ua përcillni ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave”.
Ambasadori kosovar më tutje siguron homologun e tij japonez edhe për gatishmërinë e shtetit të Kosovës që brenda mundësive të ndihmojë miqtë e mëdhenj japonezë.
“Kosova bashkëndjen me dhimbjen e familjeve të viktimave dhe të të zhdukurve. Të jeni të bindur, Shkëlqesi, se Kosova do të jetë një përkrahëse e fortë e Japonisë dhe është e gatshme për të ndihmuar me mjetet e saj modeste shtetin tuaj për t’i përballuar kësaj tragjedie që ka tronditur gjithë botën”, përfundon letra e ngushëllimit që ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Malaj i ka drejtuar ambasadorit të Japonisë në Zvicër z. Ichiro Komatsu.
E-Diaspora
-
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës Dega e LDK-së në Austri ka organizuar mbrëmë një tubim me mërgatën në Amstetten të Austrisë,... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?













