Shkurt.ch
Ambasadori Malaj, vizitë pune në Jura
Atë e pritën kryebashkiaku i Porrentruy Gérard Guenant, ministri në kantonin Jura, Charles Juillard si dhe bashkatdhetarë tanë
Me ftesë të autoriteteve komunale dhe kantonale të kantonit Jura si dhe të bashkësisë shqiptare, Ambasadori i Kosovës Naim Malaj, ka bërë një vizitë pune në qytetin Porrentruy të Kantonit Jura, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të dërguar nga ambasada.
Në këtë takim merrnin pjesë kryebashkiaku i Porrentruy Gérard Guenant, ministri financave dhe ekonomisë së kantonit Jura, Charles Juillard si dhe bashkatdhetarë tanë me banim në këtë kanton.
Kryebashkiaku Guenant, me këtë rast çmoi qytetarët shqiptarë të komunës së tij si punëtorë të zellshëm dhe pjesëmarrës aktiv në jetën shoqërore e politike.Edhe Ministri Charles Juillard vlerësoi kontributin e shqiptarëve te Juras në të gjitha fushat duke i quajtur ata si qytetarë të Juras, shokë dhe miq. “Paramendojeni ekipin kombëtar të futbollit të Zvicrës pa shqiptarët, ai thjesht nuk do të ekzistonte” theksoi, Juillard.
Ambasadori Malaj falënderoi autoritetet kantonale të Juras për punën e mirë në integrimin e shqiptarëve, të cilët këto kohët e fundit janë kyçur edhe ne jetën politike duke përmendur zgjedhjen e para disa ditëve në këtë kanton të dy këshilltarëve komunalë shqiptarë. Ishte konstatim i përbashkët se takime të tilla forcojnë edhe më shumë lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës, sidomos të bashkatdhetarëve tanë dhe autoriteteve zvicerane, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh Mbështetësit argumentojnë se masa do ta rikthente mirëqenien në qëllimin e saj origjinal... -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër











