Lajme
Ambasadori rus kërcënon: Berlini kaloi ‘vijën e kuqe’ kur furnizoi Ukrainën me armë
Ambasadori rus në Berlin, Sergey Nechayev, ka kritikuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës pas nisjes së luftës së Moskës në këtë shtet.
“Dërgimi i armëve vdekjeprurëse për regjimin ukrainas – të cilat nuk po përdoren vetëm kundër ushtarëve rusë, por edhe kundër popullsisë civile në Donbas – përbën ‘linjë të kuqe’ që Qeveria gjermane nuk do të duhej ta kalonte”, ka thënë Nechayev në një intervistë për të përditshmen ruse, Izvestia, transmeton dpa.
Ai i është referuar në intervistë “përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore”.
Sipas tij, pas krizës në Ukrainë, Qeveria gjermane ka shkatërruar marrëdhëniet e mira bilaterale që ka pasur me Rusinë dhe ka dëmtuar procesin historik të pajtimit mes dy popujve.
Nechayev ka hedhur poshtë mundësinë që Gjermania të ketë rol ndërmjetësues për të ndihmuar në dhënie fund të luftës.
Ai e ka përshkuar Berlinin si një prej aktorëve kryesorë në politikën e Perëndimit për sanksionim të Rusisë.
Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Që atëherë, Qeveria gjermane ka furnizuar Kievin me pajisje ushtarake dhe municion e tanke, por jo edhe aeroplanë luftarakë, të cilët i ka kërkuar Ukraina.
Berlini e ka cituar historinë e saj në luftëra si arsye për veprime të kujdesshme, kur është fjala për furnizim të Kievit me armë të rënda.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











