Kosova
Ambasadorja Alma Lama përfundon misionin në Itali
Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka përfunduar misionin e saj si ambasadore në Itali.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se askush nuk ka pritur që të përfundojë para kohe misioni i saj si ambasadore, transmeton albinfo.ch.
Lama ka shrkuar se është shumë krenare për punën që ka bërë përgjatë këtyre dy vjetëve e gjysmë, përkundër vështirësive që thotë se ka pasur.
“Sot kisha takimin përshëndetës me autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. U ndjeva jashtëzakonisht e nderuar për drekën e organizuar për nderin tim me rastin e përfundimit të misionit dhe personalitetet e nivelit të lartë që ishin prezent për të më dhënë lamtumirën. Pavarësisht të gjithave, unë ndihem shumë e nderuar që kam përfaqësuar shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino dhe kam bërë maksimumin që me punën time ta meritoj këtë nder. Dhe jam e lumtur që kjo ishte një ndarje me respektin maksimal”, ka shkruar Lama.
Kujtojmë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia kishte kërkuar asaj kohë më parë që të largohej nga ky mision, por Lama nuk kishte dëgjuar duke vazhduar puënën e saj.
Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, kishte votuar për zgjedhjen e Thaçit për president në këmbim për ta fituar postin e ambasadores.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













