Shqipëria
Ambasadorja gjermane: Luftoni krimin dhe korrupsionin
Në Tiranë, ish-ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, ka deklaruar së fundmi se Gjermania ishte e angazhuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, do të vazhdojë të jetë në krah të saj, por ndërkohë Shqipëria duhet të vazhdojë të kryejë reformat.
Susanne Schutz ka fshikulluar opozitën gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e OSBE-së për Mesdheun.
Pjesë nga fjalimi i Susanne Schutz:
Si vend mikpritës dhe shtet i kryesimit së Konferencës së OSBE-së për Mesdheun Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën rajonale të sigurisë dhe që së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilateralizmit. Në si Qeveri Federale e përshëndesim shprehimisht këtë dhe do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë edhe më tej në kontekstin e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020.
Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një “PO” për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel.
Gjermania ishte angazhuar për një “Po”. Sido që të jetë, premtimi i Selanikut mbetet e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor! Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit.
Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzkonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike – dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare – të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi.
Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare. Një administratë publike profesionale dhe transparente, një system i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Ligje të reja për ngjarjet e mëdha: Gjithçka që ndryshon në Zvicër në vitin 2026 Nga ligjet e reja deri te ngjarjet e mëdha, zbuloni se çfarë e pret Zvicrën në... -
Ndalohet pengimi i prindërve për të takuar fëmijët: Parlamenti zviceran miraton krijimin e një vepre penale -
Më shumë gra në Zvicër po vdesin nga kanceri i mushkërive, numrat janë dyfishuar -
Zvogëlimi i tarifave amerikane do të shpëtojë firmat zvicerane -
Aeroporti i Cyrihut pranë thyerjes së rekordeve para-Covid për numrin e pasagjerëve













