Lajme
Ambrosio në Shqipëri: Disa fëmijë politikanësh më quajtën zezake
Braziliania simpatike, Andresa Ambrosio jeton për gjashtë vite në Shqipëri, por një gjë nuk i pëlqen asaj, sidomos kur e quajnë zezake, fëmijët e politikanëve shqiptarë
Andresa Ambrosio, është një braziliane shumë simpatike që jeton në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ajo e ka pasur vështirë ta mësoj si duhet gjuhën shqipe, por nga shumë të mirat që ka Shqipëria, vetëm një gjë nuk i pëlqen asaj, sidomos kur fëmijët e politikanëve nëpër rrugë e quajnë zezake.
Ajo thotë se nuk i ka problem batutat e moderatorit Ardit Gjebrea rreth ngjyrës së saj, por asaj nuk i pëlqen që e quajnë zezake, sidomos nga fëmijët e politikanëve. Adresa po i përjeton ditët e arta edhe në dashuri, ku na rrëfen se pas verës do të bëjë edhe dasmën e shumëpritur me të fejuarin e saj italian, raporton BW.
Ajo thotë se gjashtë vjet në Shqipëri kanë kaluar shumë shpejt. “Më vjen mirë që gjatë kësaj kohe jam njohur më shumë me kulturën shqiptare dhe njerëzit këtu. Kanë qenë gjashtë vite të mira në karrierën si dhe në jetën time”, shprehet Ambrosio.
Në pyetjen se pse nuk e ke mësuar shqipen për gjashtë vjet këtu, ajo thotë se kjo ka ndodhur pasi që “shqiptarët nuk kanë durim që të flasin shqip”. “Megjithatë, askush nuk mund ta mohojë që jam përmirësuar shumë në gjuhën shqipe. Dua të them edhe që shqipja është një gjuhë e vështirë për t’u mësuar, ndaj edhe kaq sa e flas unë, e quaj një progres”, deklaroi braziliania simpatike.
Ajo e quan shumë zbavitëse takimi me Arditi Gjebren, sidomos në emisionin “E diela Shqiptare” që ajo është pjesëmarrje aktive.
“Unë shkova tek “E diela shqiptare”, për të kërcyer vetëm 10 minuta samba, por më pas patën idenë për të më mbajtur në vendin ku sot jam. Vajzat që duan të bëhen prezantuese, janë edhe vajzat e Telebingos, që Arditi ia lë të gjithave mikrofonin, pastaj është aftësia e tyre nëse dinë të flasin në ekran apo jo, por shansin e kanë të gjitha”, tha ajo.
Në pyetjen se si e kanë pritu shqiptarët Andresen, ajo thotë se e kanë pritur shumë ngrohtë. “Jeni popull i dashur dhe shumë mikpritës. Në gjithë këto vite jam ndjerë shumë mirë në vendin tuaj. Ka pasur raste që jam ndjerë si në shtëpinë time. Njerëzit në rrugë më njohin dhe më përgëzojnë. Jam e lumtur që kam bërë fansa”, shprehet ajo.
Ndërsa në pyetjen tjetër, se a ka racizëm në Shqipëri, ajo thotë se i ka ndodhur vetëm një rast. “Unë hyra në një lokal për të marrë diçka, nisën të më ofendojnë. Fillimisht nisën të thoshin ‘Telebingo’, por më pas filluan të më thoshin zezake dhe mbeta pak e ofenduar. Megjithatë, gjithçka kaloi, sepse në fund të fundit nëse janë fëmijë politikanësh, dmth, që atë shembull kanë marrë”, deklaroi Ambrosio.
Përkundër insistimit që të marrë vesh, se të cilit politkanë ishin klëta fëmijë, braziliana tha se nuk e dinte. “Jo nuk i njihja, por pronari i lokalit më tha që janë fëmijë të politikanëve të famshëm këtu në Shqipëri”, deklaroi ajo, e cila shpreson që një ditë të kthehet në vendin e saj, në Brazil.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%











