Lajme
Amerika lehtëson vizat për kosovarët
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ambasada Amerikanë në Kosovë, ata që kanë vizë mund ta vazhdojnë pa pritur që ajo të skadojë
Derisa Bashkimi Evropian nuk po jep shenja për liberalizimin e vizave për kosovarët, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë lehtësuar procedurat për marrjen e vizave për në Amerikë. Madje sipas një njoftimi lëshuar nga Ambasada Amerikanë në Kosovë, ata që kanë vizë mund ta vazhdojnë pa asnjë problem.
“Qytetarët e Kosovës që kanë një vizë B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J (Ende të vlefshme, apo të skaduar, jo më larg se 36 muaj) dhe që kanë kryer procesin e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, mund të aplikojnë për vizë të re pa pritur që ajo të skadojë në bazë të programit “Waiver Program”, citon Zëri njoftimin e Ambasadës.
Ambasada njofton se aplikantët duhet të jenë në Kosovë në kohën kur paraqesin kërkesën e tyre për heqjen e vizave, dhe se ata që tashmë janë të pajisur me vizë amerikane nuk janë të detyruar të presin për skadimin e vizës përkatëse në mënyrë që të aplikojnë për vizën tjetër.
“Për të aplikuar në këtë program, ambasada amerikane njofton se nuk aplikohet asnjë lloj pagese, përveç pagesës së zakonshme “MRV Fee” prej 160 dollarëve. Ata që pagesën e kryejnë përmes bankës “Raiffeisen Bank”, nuk mund të pranohen në prorgramin “Waiver Program”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025












