Bota
Amerika lëshon 750 milionë mushkonja, arsyeja interesante
Autoritetet lokale të Florida Keys më në fund, pas një dekade, kanë aprovuar një plan për lirimin e 750 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht, pavarësisht kundërshtimeve nga shumë vendas dhe një koalicion i grupeve të mbrojtjes së mjedisit, raporton CNN.
Ky projekt-pilot është krijuar për të provuar nëse një mushkonjë e modifikuar gjenetikisht mund të jetë një alternativë e suksesshme për spërkatjen e insekticideve.
Llojet e mushkonjave aedes aegypti që banojnë në Florida transmetojnë disa sëmundje infektive vdekjeprurëse si zika, ethet e dengos, chikungunya dhe ethet e verdha.
Në fillim të vitit 2021, mushkonjat gjithashtu do të lëshohen në Teksas, thonë nga Oxitec, një kompani britanike me qendër në Shtetet e Bashkuara që ka zhvilluar mushkonjat e modifikuar gjenetikisht, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet e Florida iu drejtuan Oxitec për ndihmë, e cila zhvilloi një mushkonjë mashkull, e programuar të vdiste para moshës madhore, përveç nëse nuk është kultivuar në ujë që përmban tetraciklinën e antibiotikut. Sëmundjet transmetohen vetëm nga femrat. Kështu, pasardhësit e mushkonjave do të shuheshin dhe rritja e popullsisë do të ishte e kufizuar.
Mushkonjat e modifikuara gjenetikisht janë testuar në ishujt Kajman, Panama dhe Brazil, dhe firma ka raportuar sukses të madh. Në pjesën urbane të Brazilit, numri i mushkonjave ka rënë me 95 për qind, thonë ata.
Grupet mjedisore shqetësohen se përhapja e gjeneve mashkullore të modifikuar gjenetikisht në natyrë mund të dëmtojë speciet e rrezikuara të shpendëve, insekteve dhe gjitarëve që ushqehen me to.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore Këshilli i Madh miratoi rishikimin e ligjit të lëvizshmërisë!... -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë -
Autorë të panjohur hedhin në erë bankomatin në Breitenbach, Solothurn -
“Kapërcimi i kufijve të dyfishtë, drejt një gjithëpërfshirjeje reale për refugjatët me aftësi të kufizuara”














