Lajme
Amerikanët dhe francezët në pikat 1 dhe 31
Nën komandën e komandantit të KFOR-it, është marrë komandimi në kalimin kufitar të pikës doganore të Jarinjes dhe Bërnjakut
Zëdhënësi i NATO-s, Hans Wicher ka bërë të ditur se forcat paqësore amerikane dhe franceze mbajnë nën kontroll dy pikat kufitare me Serbinë, në veri të Kosovës.
“Stanford Advocate” ka cituar komandantin Hans Wicher të ketë thënë se trupat paqeruajtëse kanë marrë autoritetin në të dy vendkalimet kufitare dhe se vetëm një numër i vogël i mjeteve motorike lejohen të kalojnë për shkak të infrastrukturës rëndë të dëmtuar.
Kurse, KFOR-i përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se porta 1 në Jarinje është mbyllur. Po ashtu bëhet e ditur se nën komandën e komandantit të KFOR-it, është marrë përgjegjësia e komandimit në kalimin kufitar të pikës doganore të Jarinjes (Porta 1) dhe në Bërnjak (Porta 31).
Më tej në njoftim thuhet se infrastruktura është rëndë e dëmtuar, ka mundësi të shembjes dhe kjo paraqet rrezik.
Referuar komunikatës së KFOR-it, automjete të vogla private mund të kalojnë kufirin, mirëpo në rrezik të tyre dhe do të kontrollohen nga KFOR-i në mënyrë që të bastisen për armë dhe gjëra tjera të ndaluara.
“Kamionët nuk janë të lejuar të futen. Në pikën 31 në Bërnajk kontrollet gjithashtu janë shumë të rrepta për shkak të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler përmes kësaj komunikate falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët shprehet se kanë qenë të qetë, paqësorë dhe të disiplinuar.
“Jam shumë krenarë me popullin e Kosovës sepse nuk është përfshirë në dhunë dhe agresion”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i thuhet se vazhdon të zbarkojë trupat e veta në tërë veriun në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes.
Referuar njoftimit të KFOR-it, do të hetohen krimet, dhuna, djegiet dhe të shtënat që ndodhën ditën e djeshme.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit










