Lajme
Amerikanët konfirmojnë përkrahjen për vendosjen e doganierëve në veri
SHBA mbështet rivendosjen e lëvizjes së lirë dhe shfaq mospajtimin për barrikadat dhe bllokimin e mallrave të Kosovës
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar edhe një herë përkrahjen e vendosjes së doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri.
DASH-i e ka paraqitur këtë qëndrim në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.
“Kosova është shtet sovran. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës në kalimet kufitare është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës përkrah nëpunësve të EULEX-it në kalimet kufitare në veri është një reflektim i procedurave normale doganore për kalimet kufitare ndërkombëtare”, thuhet në qëndrimin e Qeverisë së SHBA-së.
SHBA-ja kanë mbështetur edhe rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, mirëpo shfaq mospajtimin për barrikadat dhe bllokimin e mallrave të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj












