Futboll
Amir Rrahmani: Kërkojmë falje nga tifozët
Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, aty ku analizoi humbjen 2-1 ndaj Bjellorusisë.
“Nuk po shkojnë shumë gjëra siç duhet. Duhet të jemi gati kur zbresim në fushë, por kundërshtarët krijuan rast pas 30 sekondave. Kur ndodh kjo, atëherë mund të fitosh vetëm me fat. Duhen shumë ndryshime, sepse ka shumë punë për t’u bërë.
Përgjegjësi kanë të gjithë. Kur janë rezultatet e këqija, faji është i të gjithëve bashkë. Vetëm së bashku mund të përmirësohemi. Kjo dhemb më së shumti, sepse nuk po e shfrytëzojmë potencialin tonë. Kam bërtitur gjatë gjithë pjesës së parë, iu kërkoja shokëve të jepnin maksimumin.
Mesazhi për tifozët?
U kërkojmë falje, unë i pari si kapiten. U kërkojmë falje, shpresoj të kthehemi ku duhet”, deklaroi mbrojtësi i Napolit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













