Jeta në Zvicër
Ammann: Nuk ka indikacione rreziku për Zvicrën
Presidenti i Federatës së Zvicrës, Johann Schneider-Ammann ka deklaruar se, bazuar në informacionet në dispozicion, aktualisht nuk ka rrezik për sulme eventuale terroriste në Zvicër. Ammann ka dhënë këtë deklaratë në kontekstin e sqarimit të situatës në vend pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Bruksel.
Presidenti në një konferencë për medie të mbajtur sot në Bernë i ka shprehur ngushëllime popullit belg dhe ka dënuar aktet terroriste që kanë ndodhur në kryeqytetin e Belgjikës.
«Ne bashkëndjejmë me Belgjikën dhe dënojmë në mënyrën më të ashpër këto akte të tmershme», është shprehur ai.
Ammann po ashtu ka thënë se aktualisht nuk ka informacione për viktima eventuale zvicerane dhe se po ashtu nuk ka indikacione për rrezikim të drejtpërdrejtë të Zvicrës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit Liri zotëron me elegancë pianon dhe me paraqitjet e tij dinjitoze, është duke mahnitur publikun dhe... -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











