Shkurt.ch
Schneider-Ammann: “Për një Zvicër sovrane e të lidhur me botën”
"Asnjë vend në botë nuk është më konkurrues dhe më inovativ se Zvicra Dhe, që kjo të mbetet kështu, ne duhet t`i kryejmë së bashku detyrat tona urgjente të shtëpisë"
«Sovrane, në mes të Evropës dhe e lidhur ekonomikisht me botën». Kjo është Zvicra e përshkruar në fjalimin e Vitit të Ri me të cilin sot i është drejtuar popullit kryetari i ri federal, Johann Schneider-Ammann. Për këtë fjalim ai ka zgjedhur portin e Rajnës në Bazel. Ky vend, ka thënä ai, i pasyron vetitë tipike të Zvicrës.
Në fjalën e tij, Ammann ka theksuar se viti i kaluar është shënuar nga një varg zhvillimesh shqetësuese që kanë kërcënuar sigurinë. Së pari frangu i fortë pastaj terrori, refugjatët dhe konfliktet, kanë treguar se si krizat mund të marrin drejtime dramatike.
«Kur rrethepërqark po vlon, ne na bën mirë të orientohemi nga pikat tona të forta», ka thënë presidenti, shkruan srf.ch. Sepse, ka shtuar ai, asnjë vend në botë nuk është më konkurrues dhe më inovativ se Zvicra, transmeton albinfo.ch. Dhe, që kjo të mbetet kështu, ne duhet t`i kryejmë së bashku detyrat tona urgjente të shtëpisë.
Me këtë rast Schneider-Ammann ka numëruar tri detyra: Sigurimi i rrugës bilaterale (në rasport me BE-në) dhe në të njëjtën kohë mbrojtja e sovranitetit të vendit, do të ishte detyra e parë. Pastaj, detyra e dytë sipas të parit të Zvicrës është forcimi i ndërmarrjeve si garantë të vendeve të punës dhe së këndejmi edhe garantë të sigurisë sociale dhe mirëqenies.
Detyra e tretë është tregimi i guximit për të jetësuar reformat që na presin, ka thënë Ammann. Për të ka shumë rëndësi që «Sërish të veprojmë më me guxim, duke u nisur nga besimi dhe jo nga mosbesimi. Po ashtu të mundësojmë më shumë dhe jo të ndalojmë më shumë», ka theksuar presidenti, duke bartur këtu edhe frymën liberale që përfaqëson ai në qeveri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil















