Jeta në Zvicër

Jep dorëheqje Schneider Ammann: Pas dy mandatesh, dua të pavarësohem

“Nëse mua më pyesni se si jam, dua t’ju siguroj: jam shumë mirë. Unë jam i zgjuar. Vetëm ju e dini, çfarë duhet të shkruani.”

Ish presidenti i Federatës së Zvicrës, Johann Schneider-Ammann ka dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat në Dhomën e Këshillit. Në moshën 67 vjeçare ai jep fund drejtimit në ministrinë e ekonomisë, kursë në sezonën e dimrit do jepet emri i pasardhësit të tij. Në Zvicër prej kohësh kishte spekulime se ai do jepte dorëheqje të parakohshme.

Rreth një orë pas lajmit të dorëheqjes, Ammann ka dalur përpara mediave dhe arsyetoi vendimin se “ka ardhur koha ti jap fund pas dy mandateve dhe moshës së thyer me zemër të lehtë,” përcjell albinfo.ch. Gjithsesi nuk ishte e vërtetë se ai i kishte dhënë fund mandatit, për shkak se nuk kishte më dëshirë të udhëhiqte.

“Nëse mua më pyesni se si jam, dua t’ju siguroj: jam shumë mirë. Unë jam i zgjuar. Vetëm ju e dini, çfarë duhet të shkruani.”

Jo çdoherë i kënaqur me Brukselin

Përveç që bëri një bilanc të mandatit të tij udhëheqës, ku kryesisht potencoi se tani vendi helvet ka një bilanc më të mirë ekonomik dhe një ndër vendet më inovative dhe me papunësinë më të vogël te të rinjtë, ai njihet për marrëdhëniet jo fort të mira me zyrtarët e Brukselit.

Ammann përveç politikës njihet edhe si biznesmen i fuqishëm në Zvicër. Nga ana familjare ai ka dy fëmijë dhe së fundi është bërë gjysh.

“Pas tetë vitesh në politikë, unë dua tani të pavarësohem,” tha ai, përcjell albinfo.ch. “Për këtë fajtor është edhe gruaja ime,” tha ai duke qeshur dhe nënkuptuar përkushtimin më të madh kundrejt saj.

“Unë do jem një gjysh më aktiv dhe mbase edhe njëherë një biznesmen,” e përmbylli 67 vjeçari.