Futboll
Andi Zeqiri shënon 2 gola, Lausanne në Superligën e Zvicrës
Futbollisti shqiptar vazhdon të jetë në top formë për skuadrën e tij zvicerane
Futbollisti shqiptar, Andi Zeqiri ka shkëlqyer për skuadrën e tij Lausanne.
Në ndeshjen e fundit për këtë sezon në rangun e dytë të futbollit zviceran, Zeqiri ka shënuar dy gola përballë Will, ku skuadra e tij triumfoi 5:3 dhe njëkohësisht u shpallën kampionë për të siguruar inkuadrimin në Superligë, shkruan albinfo.ch.
Zeqiri ishte ndër më të mirët, me dy gola të realizuara në minutën e 24-t e 68-të, kurse Vullnet Fazliu shënoi në atë të 55-të për Will.
Zeqiri 21-vjeçar këtë edicion e ka përfunduar me 17 gola e tetë asistime në Kategorinë e Dytë. Po ashtu i ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në Kupën e Zvicrës.
Zeqiri ka luajtur deri në minutën e 68-të për Lausannen dhe Valon Fazliu, Eris Abedini, Lindrit Kamberi, Bledian Krasniqi ishin titullarë për Will-in.
Lausanne zuri vendin e parë me 73 pikë dhe Will përfundoi në pozitën e gjashtë me 43 pikë.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël












