Kosova
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, sot në agjendë
Këshilli i Evropës në takimin e së hënës do të shqyrtojë edhe aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizëm të Bashkimit Evropian.
Përpos agjendës së publikuar nga KE-ja, edhe këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Rejhane Vuniqi, ka shkruar për këtë çështje, përcjell albinfo.ch.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi, përcjell albinfo.ch.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022.
Serbia e ka kundërshtuar një gjë të tillë, megjithatë me Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve që u arrit më 18 mars në Ohër Serbia duhet të heqë dorë nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












