Lajme
Angazhim i përbashkët për të mirën e biznesit
Pas publikimit të një raporti negativ të Bankës Botërore, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila janë takuar për të diskutuar mënyrat e përmirësimit të kushteve për të bërë biznes në Prishtinë.
Sipas një raporti të Bankës Botërore i cili është publikuar kohë më parë, vlerësohej se nga 22 qytete të shteteve të ndryshme të Evropës Juglindore, Prishtina mbetet qyteti ku më së vështiri bëhet biznes.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka deklaruar se për faktin që ka një numër të madh biznesesh në kryeqytet, bashkëpunimi ndërinstitucional është i rëndësishëm për të plotësuar kriteret e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq duke pasur parasysh raportin negativ të Bankës Botërore, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me prioritet duhet të jetë reformimi i ambientit për të bërë biznes në Prishtinë.
Ministrja Kusari-Lila dhe kryetari Mustafa, janë pajtuar që bashkëpunimi ndërmjet tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe sipas tyre takime të tilla të punës do të ketë në vazhdimësi.
Raporti i fundit i Bankës Botërore “Të bësh biznes në Evropën Juglindore 2011”, ka dërguar sinjale negative tek investitorët që dëshirojnë të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.Për të hapur një biznes në Prishtinë janë të nevojshëm 10 procedura, të cilat marrin 58 ditë kohë, ndërsa në Shkup nevojiten vetëm 3 ditë për të nisur një biznes.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













