Gruaja
Angela Martini shpërthen në kopertinat e revistës Maxim
Magazin e famshme për meshkuj “Maxim” e ka quajtur modelen shqiptare si "exportin më të bukur zviceran”
Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini është shfaqur në ballinën e revistës së famshme për meshkuj, edicioni zviceran “Maxim”.
Magazina zvicerane vjen këtë edicioni më një editorial mbresëlënës me fotografi të “nxehta” të Angela Martinit në ballinë dhe në brendi të saj. Fotografitë speciale për “MAXIM” vijnë nga fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha.
Maxim ka realizuar një intervistë me shqiptaren me origjinë nga Shkodra e Shqipërisë. Ajo ka folur për jetën e saj në Los Angeles dhe New York
Lajmin e ka konfirmuar edhe modelja , e cila përmes Instagram ka sjellë te lexuesit e saj edhe një foto të kopertinës. Ajo ka falënderuar të gjithë ata kanë mundësuar këtë sukses të saj.
“Faleminderit! Faleminderit çdokujt në ekip që punon me mua dhe që e bën këtë të ndodhë. Dhe për fotografin e mahnitshëm Fadil Berisha. Ju dua @fadilberisha@lila_at@elinhair@isabelnycmakeup”, ka shkruar modelja në profilin e saj.
Kohët e fundit top modelja e famshme shqiptare-zvicerane ka zyrtarizuar lidhjen me multimilionerin nga Cyrihu, Tim Voegele.
Angela Martini është lindur në Shkodër. Ajo ka jetuar në Zvicër, Cyrih, para se të depërtonte në skenat e mëdha të modelizmit në Nju Jork.
Në SHBA ajo është aktive edhe si ndërmarrëse duke publikuar koleksionin e saj të parë të kostumeve të plazhit me emrin „Martini Bikini”.
Ajo ka punuar edhe me top-modelet më të mëdha të botës si Gisele Bündchen dhe Kate Moss etj.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










