Bota
Angela Merkel, liderja më e besueshme e Europës
Liderja e Europës, Angela Merkel, është një prej udhëheqëseve më të besueshme.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u detyrua nga forcat e brendshme politike të largohet nga lidershipi i partisë së saj në fund të vitit të kaluar, është liderja më e besuar mes 7 udhëheqësve botërorë.
Ajo ndiqet nga Macron, popullariteti i brendshëm i të cilit gjithashtu ka shënuar rënie kohët e fundit, ndërsa ai përpiqet të mbajë nën kontroll lëvizjet e “jelekverdhëve”.
Të dy janë vlerësuar si personat e duhur për drejtimin e vendit nga shumica e të anketuarve. Anketat janë zhvilluar në Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, SHBA dhe Rusi.
Sipas “Euronews”, është interesant fakti se të anketuarit në Francë dhe Gjermani preferuan të vendosnin besimin e tyre në udhëheqësin e vendit tjetër, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ndërsa shumica e amerikanëve u besojnë dy udhëheqësve europianë, të anketuarit francezë dhe gjermanë nuk bënë një gjë të tillë për udhëheqësin amerikan.
Në të vërtetë, ata kishin më pak gjasa të besonin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të bënte gjënë e duhur. Vetëm 10% e gjermanëve dhe 9% e popullsisë franceze beson tek ai, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
Trump ishte lideri i vetëm që nuk e kishte shumicën e qytetarëve të vendit të tij që t’i besonin, pra me rreth 48%.
Në anën tjetër të botës, 81% e rusëve i besojnë udhëheqësit të tyre, niveli më i lartë i regjistruar.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











