Tematike
Angela N. kishte paralajmëruar vrạsjen e vogëlushit shqiptar
Ajo kishte shkruar një SMS në telefonin e saj mobil, para se të sụlmonte vogëlushin me thikë. Në njoftimin të cilin nuk e ka dërguar askund, ajo ka paralajmëruar
Vrạsja brutale e 7-vjeçarit Ilias M. që ka ndodhur më 21 mars të këtij viti në Bazel nga 75-vjeçarja Angela N., është bërë me paramendim.
Siç shkruan “BZ Basel”, Angela kishte shkruar një SMS në telefonin e saj mobil, para se të sụlmonte vogëlushin me thikë. Në njoftimin, të cilin nuk e ka dërguar askund, ajo ka paralajmëruar krimin.
Po ashtu, edhe menjëherë pas goditjes vde.kjeprurëse, ajo ka shkruar një lajm në mobilin e saj, transmeton albinfo.ch. Njoftimi u ishte drejtuar shumë personave dhe institucioneve njëkohësisht.
“Tung, të dashur. E kam mby tur një fëmijë, në mënyrë që të më kthehet pasuria. Po i dorëzohem policisë dhe po e marr përgjegjësinë, nëse nuk vritem si armike e shtetit”. Ky është teksti i shkruar nga ajo.
Siç është shkruar tashmë, Angela M. e ndiente veten si viktimë të aferave të korrupsionit dhe së bashku me të shoqin, tashmë të ndjerë, kishte udhëhequr një “luftë” të gjatë me autoritetet e shtetit, në nivele të ndryshme.
Siç e tregon edhe mesazhi i përmendur, vrạsja e fëmijës 7-vjeçar për të ka qenë vetëm një mjet për t`u vendosur në qendër të vëmendjes.
Ndërkohë, nëna e Ilias M., shprehet e pikëlluar dhe e dëshpëruar. “Ne ndihemi po aq keq sikur ditën e parë. Kemi ndjenjën se pas shqetësimit fillestar, publiku na ka harruar”.
Ajo e di përmbajtjen e tekstit të mesazheve të vrạsëses. Këtë e ka kuptuar nga procedura e hetimeve, përcjell albinfo.ch. “SMS-të tregojnë se nga kjo ka mundur të pësojë çdokush. Por, e goditi pikërisht djalin tonë”.
Nëna e viktimës thotë se kurrë nuk do të mund t`i kuptojë motivet e vrasëses së të birit, shkruan blick.ch. Por megjithatë, ajo ndien nevojë që ta shikojë në fytyrë 75-vjeçaren dhe t`i thotë në sy se me aktin e saj kriminel i ka sjellë fatkeqësinë një familjeje të tërë.
“Ne deri sot nuk ndihemi të sigurt. Unë nuk e lë më fëmijën tjetër asnjëherë të vetëm në rrugë”.
Ndërkohë, Angela M., gjatë marrjeve në pyetje, përkundër zbulimit të përmbajtjes paralajmëruese të SMS-it, ka deklaruar se vrasjen e ka bërë në afekt. Por, familja e viktimës shpreson se ajo do të mbahet përgjithmonë e izoluar.
“Edhe nëse në fund do të mbarosh në psikiatri dhe jo prapa grilave, unë shpresoj që ti të mos lirohesh kurrë. Ndërsa dënimin edhe ashtu mund ta japë vetëm Zoti”, ka thënë nëna e vogëlushit të ndjerë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












