Lajme
Anija shqiptare në misionin e NATO-s
Monitorimi, njohja e situatës në rajon dhe lufta kundër terrorizmit janë qëllimet e operacionit të NATO-s në Egje
Në mesin e muajit nëntor, anija “Oriku”, e para në historinë e flotës detare shqiptare, do të marrë pjesë së bashku me ekuipazhin e saj në operacionin e NATO-s në detin Egje, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
21 shqiptarët e ekuipazhit të anijes, me në krye kapitenin e rangut të tretë Ilir Çobo, kanë vite që stërviten dhe trajnohen paralelisht me modernizmin e mjeteve dhe pajisjeve për të mbërritur në këtë ditë, për të qenë të barabartë me vendet e NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Monitorimi, njohja e situatës në rajon dhe lufta kundër terrorizmit janë qëllimet e operacionit të NATO-s në Egje.
Me një autonomi prej 6 ditësh lundrimi në det të hapur, anija “Oriku”, përveç monitorimit të hapësirës detare në kuadër të operacionit të NATO-s, është certifikuar edhe për të ndërhyrë në raste emergjencash, kur konstatohen mjete që transportojnë klandestinë.
Ky operacion do të kujtohet gjatë nga ekuipazhi dhe flota detare shqiptare, por njëkohësisht është edhe një provë reale, që tregon se Shqipëria, të paktën në fushën e mbrojtjes, është shumë më pranë standardeve të vendeve të aleancës.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%













