Integrimi
Animatorja që don t’i mësojë fëmijët shqip
Hava Krasniqi, animatore shqiptare në Adliswil të Zvicrës po bën përpjekje që fëmijët shqiptarë që të mësojnë gjuhën shqipe
Hava Krasniqi, animatore shqiptare në Adliswil të Zvicrës po bën përpjekje që të frymëzojë dhe motivojë fëmijët shqiptarë që të mësojnë gjuhën shqipe.
Ideja e animatores shqiptare po bëhet e mundur me mbështetjen që ka gjetur nga Instituti Zviceran për Media Rinore SIKJM.
Fëmijët që do t’i përgjigjen këtij projekti do të mësojnë gjuhën shqipe nëpërmjet animacioneve dhe lojërave të ndryshme.
“Qëllimi është që duke folur e lexuar me fëmijët në gjuhën amtare, u mundësohet atyre një bazë e sigurtë për mësimin e gjuhëve të tjera por edhe për zhvillimin e inteligjencës së tyre”, thotë Hava Krasniqi, realizatore e këtij projekti.
Fëmijët po ashtu do të bëjnë edhe punë dore dhe gjithashtu do të dëgjojnë përralla, tregime, fabula, gjëegjëza, dhe do të mësojnë vjersha në gjuhën shqipe.
“Ky projekt nuk zhvillohet vetëm me fëmijët shqiptarë por edhe me fëmijët zviceranë, e me të gjithë fëmijët tjerë që jetojnë në Zvicër, por natyrisht punojmë me grupe të ndara”, tha për Albinfo.ch Hava Krasniqi, e cila punon edhe në Këshillimore të Nënave si ndërmjetësuese kulturore.
Shkollimin si animatore, ajo e kishte ndjekur në Basel, po ashtu me mbështetjen e Instituti Zviceran për Media SIKJM dhe Këshillimores së Nënave, dhe të disa bibliotekave dhe komunat ku zhvillojmë animacionet.
Tashmë cikli i parë me fëmijët ka filluar dhe do të zgjasë deri në muajin prill të këtij viti. Vazhdimi varet nga interesimi i treguar i fëmijëve.
“Mosha e dëshiruar e fëmijëve është 2 deri 5-vjeçare. Është projekt interesant dhe shumë i dobishëm për fëmijët”, tha animatorja Krsaniqi.
Megjithatë, ajo është shprehur skeptike se interesimi i fëmijëve do të jetë i kënaqshëm duke u bazuar në të dhënat e LAPSH-it se pak nxënës vijojnë mësimin në gjuhën shqipe.
“E di nga përvoja ime e punës sime- pranë Këshillimores për Prindër (Mütterberatung-AJB) se kjo e fundit ndihmon prindërit falas në shumë aspekte, por prindërit shqiptarë hezitojnë të komunikojnë me këshillimoret”, thekson zonja Krasniqi.
Ajo i arsyeton prindërit me angazhimin e madh që e bëjnë për të ndihmuar në të njëjtën kohë edhe familjet e tyre në vendlindje.
“Ndoshta prindërit shqiptarë po punojnë shumë, ndryshe nuk mundëtë ndihmojmë vendlidjen, dhe nuk u mbetet kohë që të mbështesin fëmijët e tyre në projekte të tilla edukativo-arsimore”, mendon zonja Krasniqi.
Si do që të jetë, ajo u bën thirrje fëmijëve dhe prindërve shqiptarë që t’i përgjigjen këtij projekti duke premtuar se do të përfitojnë shumë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












