Kosova
Ankesat e qytetarëve për fryrje të faturave të energjisë elektrike, reagon KMLDNj
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se nëpërmjet faturave të fryra të energjisë elektrikë për muajin dhjetor, KEDS-i po vjedh paranë e qytetarëve.
“Në çdo vend normal kjo vjedhje klasike përmes faturave të rrymës do të ishte mundësi e artë për opozitën që fuqishëm të kundërshtojë ndërsa te ne vetëm kishte reagime sporadike të deputetëve. Për këtë plaçkitje legale deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të thërrasin seancë të jashtëzakonshme ndërsa qytetarët e Kosovës është dashur të reagojnë fuqishëm përmes një aktivizmi qytetar kundër KEDS, KES/CO dhe ZRrE –së. E keqja e gjithë kësaj është se ZRrE, si Rregullator i Energjisë Elektrike asgjë nuk ka ndërmarrë për mbrojtje të interesit të qytetarëve të Kosovës por se ka mbrojtur gjithmonë interesin e kompanive gllabëruese si KEDS dhe KES/CO”, thuhet në reagim, shkruan Koha.net.
KMLDNJ-ja u ka kërkuar qytetarëve t’i bëjnë publike faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor për t’i krahasuar me ato të muajit paraprak.
“Qytetarët e Kosovës nuk mjafton të njoftohen dhe t’i dinë të drejtat e tyre, por ato të drejta duhet t’i mbrojnë me të gjitha mjetet e lejuara demokratike. Qytetarët po manipulohen nga subjektet politike sikur edhe nga pjesa përfituese dhe klienteliste e shoqërisë civile që po i zbehin protestat apo po i fusin në shërbim të tyre. Deri në kohën kur qytetarët nuk do të vetëdijësohen se të drejtat e tyre duhet t’i mbrojnë vet, do të marrin fatura shumë më të rënda se këto të dhjetorit”, thuhet në reagim.
Shumë qytetarë janë ankuar ditëve të fundit se faturat e energjisë elektrike për shpenzimet e dhjetorit ka qenë më e lartë se muajt e fundit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












