Lajme
Ankohet shqiptari: Në Kosovë nuk jam i sigurt nga gjakmarrja as në burg!
Por, ka përfunduar gjykata, autoritetet kosovare kanë dhënë sigurime të besueshme se në burgun në të cilin duhet të vuajë dënimin personi konkret, nuk punon asnjë pjesëtar i familjes së viktimës
Gjykata e Lartë në Karlsruhe në një vendim të marrë më 26 maj dhe të publikuar më 10 qershor, ka trajtuar një rast të ekstradimit të një shqiptari të Kosovës, i cili kanoset nga gjakmarrja, shkruan forumjura.de.
Gjykata ka ardhur në përfundimin se nëse një delikuent i huaj në rast ekstradimi në vendin e tij, as në burg nuk do të jetë i sigurt nga gjakmarrja, ky rrezik mund të jetë argument kundër ekstradimit, transmeton albinfo.ch. Por, gjykata megjithatë ka lejuar ekstradimin e tij me kusht në Republikën e Kosovës.
I përmenduri ndodhet në burgun gjerman për ekstradim sepse akuzohet për një vrasje të kryer në Kosovë. Por ai kundërshton ekstradimin me argumentin se i kanoset gjakmarrja nga familjarët e viktimës. Madje sipas tij në Kosovë nuk do të jetë i sigurt as në burg.
Ndërkaq gjykata në Karlsruhe ka vendosur si në vijim: kërcënimi i gjakmarrjes mund të pengojë ekstradimin kur shteti ku duhet të bëhet ekstradimi nuk është në gjendje ose nuk ka vullnet të mbrojë të burgosurit nga gjakmarrja as në kohën kur këta ndodhen në burg.
Por, ka përfunduar gjykata, autoritetet kosovare kanë dhënë sigurime të besueshme se në burgun në të cilin duhet të vuajë dënimin personi konkret, nuk punon asnjë pjesëtar i familjes së viktimës, përcjell albinfo.ch. Nisur nga kjo, ekstradimi është i lejueshëm vetëm me kushtin që Kosova të sigurojë se i dënuari do ta vuajë dënimin ekskluzivisht në burgun e përmendur dhe në kushtet kur punonjësit e Ambasadës Gjermane në Kosovë mund ta vizitojnë atë në mënyrë të rregullt.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













