Lajme
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00 e paradites deri në mesnatë
Këtë të shtunë, më 21 qershor 2025, komuniteti shqiptar në Kreuzlingen do të jetë i përfaqësuar si gjithmonë në kuadër të ngjarjes shumëkulturore CHRÜZLINGER FÄSCHT – 10 Vjetori Jubilar.
Në këtë festë madhështore, shqiptarët do të kenë këndin e tyre të veçantë përmes një tende të kuruar me kujdes, ku do të prezantojnë me krenari kulturën shqiptare, turizmin, gatimet dhe pijet tradicionale nga vendlindja.
“Me këtë rast, Ansambli TROJET (Winterthur) ka kënaqësinë t’ju njoftojë se është i ftuar të përfaqësojë kulturën tonë shqiptare në këtë ngjarje që do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00 e paradites deri në mesnatë”, thuhet në një njoftim të dërguar nga ansambli në fjalë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Qershor 2025
- Ora11:00
- LokacioniKreuzlingen
- Data e përfundimit17 Qershor 2025 - 19:00
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran












