Lajme
Ansambli “Vatra” për vizitë në Konsullatën e Kosovës
E diela që shkoi ishte ditë feste për fëmijët e Ansamblit të Valleve „VATRA“ nga Bülachi i Cyrihut. Fëmijët për herë të parë po vizitonin Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Fëmijët Ishin të lumtur, të hareshëm dhe të emocionuar, emocionin e shtonte edhe më shumë edhe për të tjerët që ishin pjesëmarrës, veshja e tyre kombëtare. Vizita e Ansamblit „VATRA“ udhëhiqej nga kryetari i Nexhmedin Jusufi dhe koreografet Arsim Berisha dhe Fatmire Kajtazi.
Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sali Sefa ka vlerësuar lartë aktivitetin 17 vjeçar të këtij Ansambli në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës kombëtare shqiptare në Cyrih. Konsulli Sefa, gjithashtu është shprehur të jetë i kënaqur kur edhe 2 mijë kilometra larg atdheut i sheh fëmijët e vegjël në veshje kombëtare.
“Kjo është rruga që duhet ndjekur”, tha Sefa
“Të integrohemi patjetër, por jo të asimilohemi”, tha diplomati nga Kosova.
“Kjo nuk do të ishte e mundur edhe pa angazhimin e prindërve shqiptar që jetojnë në Zvicër, ndërsa madhështia e këtij aktiviteti të Ansamblit “VATRA” është kur kihet parasysh se i tërë ky angazhim është në baza vullnetare”, tha Sefa.
Gjatë kësaj vizite pjesëmarrës ishin edhe prindërit e fëmijëve të Ansamblit, që gjithashtu u inkuadruan në diskutimin e temave që kanë të bëjnë me kulturën dhe problemet me të cilat preokupohet mërgata jonë.
Me këtë rast, konsullata kosovare në Cyrih është dekoruar me 3 piktura nga Ansambli i Valleve “Vatra”.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë













