Lajme

Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert

Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen koncerti me këngë e valle

Më 14 Shkurt 2026 në Bülach organizohet një mbrëmje me promovim libri dhe program artistik. Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku, që pasqyron dashurinë ndaj atdheut dhe identitetin kombëtar.

Pas promovimit Ansambli “Vatra”, nën drejtimin e koreografit Xhemali Berisha, do të sjellë valle dhe këngë të bukura shqipe, si dhe Tablo Korografike kushtuar Komandantit Adem Jashari, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë festive dhe patriotike.

Mysafir special i mbrëmjes do të jetë këngëtari i mirënjohur Faton Isufi, ndërsa sopranoja Fjolla Berisha, e cila hapat e parë artistikë i ka marrë në Ansamblin “Vatra”, do të performojë këngë të përzgjedhura, duke e pasuruar edhe më tej programin artistik të mbrëmjes.

Ftojmë të gjithë shqiptarët në Zvicër, miq, familjarë dhe dashamirë të librit, artit dhe kulturës shqiptare që të bashkohen me ne dhe ta nderojnë këtë ngjarje me praninë e tyre.

Koha: 14 shkurt, nga ora 17.00.

Adresa: Seebnerstrasse 21, 8185 Winkel bei Bülach

Hyrja: 10 CHF (nga mosha 10 vjeçare)

Ejani dhe binduni vetë për atmosferën festive dhe patriotike, dhe festoni me ne dashurinë për atdheun!

Ju mirëpresim

Ansambli Vatra