Lajme
Anulohen shumë fluturime në aeroportet e Britanisë
Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Britani
Disa aeroporte britanike njoftuan sot për vonesa të mëdha në realizimin e fluturimeve dhe pritet që stuhia që ka përfshirë pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe të prekë edhe rajonet jugore, përcjell albinfo.ch.
Fluturimet nga disa aeroporte kanë pasur vonesa, duke përfshirë Aeroportin e Bristolit, i cili u mbyll përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
“Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacione të fluturimit përpara se të udhëtojnë në aeroport dhe të kenë kujdes shtesë”, thuhet në njoftimin e aeroportit, duke shtuar se është duke vazhduar heqja e borës.
Disa fluturime në ardhje u devijuan në aeroportin e Birminghamit pas mbylljes së aeroportit të Bristolit. Aeroporti Gatwick tha se kishte vonesa të vogla mëngjesin e sotëm, por se aeroporti po funksiononte.
Zyra Meteorologjike e Britanisë tha se bora dhe shiu mund të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe ndoshta edhe më tej, e cila mund të shkaktojë vonesa dhe anulime të autobusëve, trenave dhe linjave ajrore të enjten dhe të premten.
Hekurudha Kombëtare ka paralajmëruar publikun se bora dhe akulli pritet të ndikojnë në udhëtimet me tren në shumë pjesë të Britanisë deri të premten.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri












