Bota
Anulohen zgjedhjet presidenciale në Austri
Partia e Lirisë dhe kandidati i saj Norbert Hofer kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve ku pretendohej se në numërimin e votave me postë kishte parregullsi
Gjykata më e lartë e Austrisë ka anuluar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 22 maj ku fitues u shpall kandidati i të gjelbërve, Alexander Van der Bellen përball kandidatit të ekstremit të djathtë, Partisë së Lirisë, Norbert Hofer.
Partia e Lirisë dhe kandidati i saj Norbert Hofer kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve ku pretendohej se në numërimin e votave me postë kishte parregullsi.
Mu për këtë Gjykata e Austrisë të premten shpalli të pavlefshme zgjedhjet dhe ka vendosur që të dy kandidatët të kërkojnë edhe një herë votën e popullit. Sipas mediave austriake, zgjedhjet e reja pritet të mbahen në muajin shtator apo tetor.
Në rast se arrin të fitojë kandidati i Partisë së Lirisë, Hofer do të bëhet i pari politikan i ekstremit të djathtë që bëhet udhëheqës i një vendi anëtar të BE-së.
Partia e Lirisë e ka udhëhequr fushatën duke u mbështetur në shqetësimet rreth imigracionit dhe rënies së standardit të jetesës, ndërsa deklarata e tij se “Kosova është Serbi” ka zemëruar shumë komunitetin shqiptar që jeton në Austri dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












